Në një prej artikujve të publikuar në prestigjiozen Telegraph, Shqipëria renditet si vendi i parë për përdorimin më të madh të kokainës.
Në hartën e mëposhtme shfaqet prevalenca e përdorimit të kokainës, bazuar në përqindjen e popullsisë.
“Këto vende apo territore të cilat janë ngjyrosur me ngjyrë të zezë, janë ata të cilët konsumojnë më shumë kokainë e ndërsa të tjerët që vijnë më pas, më pak.”- shkruan Telegraph.
Të dhëna të tilla vijnë si pasojë e studimeve ndër vite dhe japin një pikturë të qartë të vendeve të cilat kanë oreks më të madh për të tilla lëndë narkotike.
Siç duket, në krye të listës është Shqipëria. Studime të bëra në vitin 2014 tregojnë se 2.5% e popullsisë rreth moshës 16 dhe 64-vjeç anë përdorues të drogës. Vendi ynë ka lënë pas, SHBA-të, Spanjën, Irlandën, Kanadanë, madje dhe Kolumbinë. Ndërsa vendet me përdorim më të ulët të kokainës ishin Afrika dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.