Fakt është se ata që kanë mace nuk i konsiderojnë thjesht kafshë shtëpiake, madje s’mund të themi as se i duan. Personat që mbajnë mace në shtëpi janë të fiksuar! Ndaj mund ta imagjinoni pikëllimin e jashtëzakonshëm që ndeju vajza e quajtur Krista, nga Ëollongong, kur macja e saj e adhurueshme, Ally, u zhduk 8 vite më parë.
“Një natë ajo thjesht nuk erdhi në shtëpi, gjë shumë e pazakontë për natyrën e saj. Ajo vinte gjithmonë në shtëpi dhe gërrmonte derën çdo natë. Ally ishte shumë miqësore dhe menduam se kishte shkuar të vizitonte njerëz,” tregon Krista.
Por pasi Ally nuk u kthye, Krista e kërkoi, kontaktoi strehat e kafshëve, veterinerë dhe agjenci lokale. Pavarësisht gjithë këtyre Ally vazhdonte të ishte e humbur. “U mërzitëm kaq shumë kur nuk erdhi në shtëpi...”
Por fatmirësisht kjo histori ka një fund të lumtur, sado e çuditshme të duket. Ally është kthyer në shtëpi 8 vite më vonë. Krista mori një telefonatë ku i thoshin se Ally ishte gjetur dhe e gjitha falë një mikroçipi që Krista ia kishte vendosur vite më parë, në të kundërt sot nuk do të ishin bashkuar.
Burimi: Cosmopolitan