Rrobat për punë janë edhe rroba për të dalë, ndonjëherë edhe rroba për shtëpi. Në të njëjtën mënyrë po bien edhe barrierat e rrobave për vjeshtë verë a dimër. Nëse s’ke ftohtë, vishe.
Çorape me sandale
Dei më sot konsiderohej një faux pas në botën e modës të vishje sandale, apo qoftë edhe shapka, me çorape. Ngadalë-ngadalë, nga pasarela po zënë vend edhe në jetën e përditshme trende si puna e këtij të çorapeve. Gjeni çorape interesante, me ngjyra dhe tekstura dhe vishini me krenari.
Fustane mbi pantallona
Ky trend ka zënë tashmë vend në jetën reale. Fustanet e lehtë të verës nuk shkojnë dhe aq mirë me geta bezhë apo të zeza, por me pantallona si puna e këtyre, ngjajën rinore dhe në modë. Jo vetëm fustanet e çarë si në foto, por edhe ata të gjatë deri mbi gju i kemi parë veshur me pantallona. Hileja qëndron tek një fustan i lirshëm dhe pantallonë me teksturë.
Gjërat e shkurtra kombinojini me gjëra të gjata
Fundet apo pantallonat e zeza të shkurtra rrinë më së miri me këmbë lakuriqe. Janë thjesht veshje që nuk pranojnë geta dhe nuk ke ç’i bën. Për të përballuar të ftohtin e butë të tetorit, vishni pallto të gjata dhe voila, gjithçka u zgjidh.
Transformoni çdo veshje me çizme
Në të njëjtën mënyrë me fustanet mbi pantallona, edhe kombinimi i tyre me çizme të larta, i kthen veshjet në më të përshtatshme për vjeshtë e dimër. Qoftë print me lule, rozë apo edhe një fustan i bardhë. Nëse e vesh me çizme është i rehatshëm dhe i ngrohtë.
Modifikoni xhinset e bardha
Jo vetëm xhinset e bardha, po veshjet e bardha në përgjithësi hyjnë më tepër në garderobën e verës. Për vjeshtë, mjafton t’i kombinojmë me ngjyra neutrale, të veshim çizme të bardha me takë dhe të luajmë pak me fundin e këmbës.
Burimi: The Telegraph