Vetëm kur mendon se Beyonce ka kaluar çdo limit normal të të qënit perfekte, dalin fotot të saj në të cilat shkëlqen më shumë se kurrë. Mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në koncertin e përvitshëm të bamirësisë që TIDAL organizon, në New York, si për të qenë pranë bashkëshortit të saj. Dhe diva e muzikës i ka lënë të gjithë gojëhapur me pamjen e saj gati hyjnore.
E veshur me një fustan ngjyrë smeraldi, këngëtares i dalloheshin më së miri linjat perfekte të trupit dhe po të mos kishim prova, askush s’do ta besonte se 4 muaj më parë solli në jetë binjakët e saj, Sir dhe Rumi.
Me flokët gjysmë të kapura dhe një palë vëthë në ngjyrë bronzi, ylli i “Lemonade” ka patur mbi vete sytë e të gjithë të pranishmëve.
Nuk e dimë si ia del, por thjesht po presim që nga momenti në moment të konfirmojë të paktën që është thjesht një qënie normale si të gjithë ne, sepse vërtetë s’po dimë çfarë të besojmë.
Burimi: Mirror