Modelja e fitnesit dhe ylli i Instagram-it, Sarah Stage është bërë nënë për herë të dytë. Ajo u gjend shpesh nën kritika, të dy herët që ishte shtatzënë, për barkun e sheshtë me muskuj.
Djali i saj erdhi në jetë me operacion çezarian, quhet Logan Alexander, peshon mbi 3kg dhe është 48 cm i gjatë. Ai ka një vëlla të madh 2-vjeçar që quhet James Hunter.
Gjatë shtatzënisë së saj të dytë, Sarah iu përgjigj gjithë komentuesve që thonin se ajo s’po jeotnte shëndetshëm dhe se po e dëmtonte fëmijën me stërvitjet ekstreme.
“Ka njerëz që mendojnë se meqë po stërvitem shtatzënë, duhet të jem e fiksuar me mënyrën si dukem. Në fakt, jam e fiksuar me idenë e një jete të shëndetshme, për veten time dhe për fëmijën që do të lind.”
Lajmin e njoftoi bashkëshorti i saj, Kris Jason:
“Jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë bebin Logan. Sarah dhe Logan po çlodhen. Foshnja erdhi në jetë këtë pasdite dhe sipas urdhërave të mjekut, të dy po qetësohen. Sarah i falenderon të gjithë për mbështetjen dhe u premton që do ta shihni bebushin së shpejti,”
Burimi: Cosmopolitan