Arminës i ndodh shpesh të kujtojë me nostalgji momente të ndryshme nga jeta e saj, por dje duket se kishte hapur albumin më të vjetër të fotografive, për të kujtur veten kur ishte ende një foshnje.
Orë më parë, në Instastory ajo ka ndarë me të gjithë foto të sajat kur ishte vetëm 1 muajshe.
Një topçe e vogël e veshur ashtu siç Armina me siguri do të donte! Ajo ç’ka binte në sy ishin tiparet e blogeres, krejtësisht të njëjta me atë çfarë është sot. Ndonse është e vështirë që dallosh dikë përmes një fotografie të tij vetëm 1 muaj pasi ka ardhur në jetë, buzët e plota dhe forma e syve, ta thjeshtojnë punën për ta kuptuar që ajo është Armina Mevlani.
Duket se tek ish Miss-i nuk ka ndryshuar asgjë, përveç viteve dhe stilit që ka zgjedhur të ndjekë, të cilin me shumë gjasa e ka vendosur shumë herët.