Në dallim me shumicën e vendeve të botës ku mbikëqyrësit e bankave dhe anëtarët e bordeve drejtues janë kryesisht burra, në Shqipëri, ky raport është i përmbysur.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka analizuar të dhënat mbi gjinitë e bordeve që mbikëqyrin bankat dhe doli në përfundimin se gratë, në mbarë botën, përbëjnë më pak se 20% të bordeve të bankave.
Në Shqipëri kjo përqindje është thuajse tre herë më e lartë ku 56% e bordeve përbëhen nga gratë. Me përqindje më të larta të këtij treguesi ishin Serbia dhe Izraeli me përkatësisht 60 dhe 67%. Ndërsa në SH.B.A. gratë përbëjnë vetëm 19% të bordeve drejtues.
Pjesëmarrja e grave në drejtim është më e lartë në bankat e kursimeve sesa në bankat e investimeve. Sipas Fondit, kjo prani garanton më shumë stabilitet në sistemin financiar.
Burimi: Monitor