Moda > Fashion News

Gucci merr vendimin drastik: Shapkat e famshme s’do të duken më kështu

Gjatë fjalës së përvitshme të Kering në London College of Fashion, presidenti i Gucci-t dhe CEO Maco Bizzarri njoftuan se brandi i famshëm do të heqë dorë nga pellushi origjinal duke filluar nga koleksioni i Pranverë 2018, i cili u prezantua në Javën e Modës në Milano.

“Gucci njofton se nuk do të përdorë, promovojë apo reklamojë pellush kafshësh duke nisur nga koleksioni i Pranverë Verë 2018,” shkruhej në deklaratën për shtyp.

Livia Firth, themeluesja e Eco Age shtoi: “Gucci i bashkohet familjes së Fur Free Allegiance që fokusohet në deprivimin dhe dhunën që ushtrohet mbi kafshët me pellush, qofshin në natyrë apo në kafaz për përdorim industrial. Gucci do të organizojë një ankand për gjithë produketet e mbetura me pellush kafshësh dhe fitimet do të shkojnë për bamirësi”.

Disa nga produktet e famshme nga Gucci, si puna e shapkave në foto, do të rikrijohen për sezonet e ardhshme. Pellushi i kangurit që përdorej më parë nuk do të jetë më i prezent.

Burimi: Glamour

Artikuj të ngjashëm

. .