Moda > Shopping now!

Një garderobë kapsulë: Pak veshje, pak para dhe shumë kombinime

Para pak vitesh, bota e modës rrotullohej e gjitha rreth garderobave kapsulë. Termi do të thotë të blesh dhe zotërosh pak veshje për çdo sezon dhe t’i kombinosh me njëra tjetrën. Për shembull, një blogere e organizonte garderobën e saj me 37 veshje për sezon dhe nuk blinte asgjë gjatë stinës, pasi ato që kishte visheshin më së miri bashkë dhe dukeshin gjithmonë të reja.

Të tjera blogere kanë arritur të ndërtojnë garderoba kapsulë edhe me 10 apo 7 veshje. Ose mund të gjenden video ku një fund i vetëm vishet në 7 mënyra të ndryshme.

E mira e garderobave kapsulë është se përveçse kursen para, fiton edhe një look tipik tëndin. Sado veshje të vendosni të blini për një sezon të caktuar, këto 17 nuk duhet të mungojnë kurrësesi.

Një xhaketë lëkure

 

Pantallona me print

 

Një pulovër të rehatshme

 

Një fund për punë

 

Çizme të zeza deri tek kyçi

 

Një pulovër të gjatë si fustan

 

Xhinse të relaksuara blu

 

Një shall interesant

 

Një bluzë ose këmishë të bardhë jo dhe aq të zakontë

 

Këpucë të sheshta cilësore

 

Një fustan të zi që mund ta vishni kudo

 

Një çantë që mban gjithçka

 

Një pallto karamel

 

Këpucë me takë mesatare

 

Një kostum tradicional me pantallona dhe xhaketë

 

Një çantë të thjeshtë, vogël

 

Një rrip bazik

 

Artikuj të ngjashëm

. .