Metropolitan > Celebrity

Motrat Kardashian kanë bërë lëmsh edhe gjyshen: Ç'të besojë më parë

Më parë, çdo thashethem kalon nga gjyshja

Të zbulosh se ç’ndodh vërtetë me familjen e Kardashian-ëve, është një mision më vete, i cili kërkon shumë, po shumë vigjilencë. Aq më tepër  pas lajmit se 3 motrat e klanit Kardashian-Jenner, janë shtatzënë.

Kaq shpejt u përhap ky lajm, sa as gjyshja e Kim-it s’po arrinte të kuptonte se çfarë po ndodh vërtetë me mbesat e saj. Duket se as ajo s’di çfarë të besoj më, nga gjithçka thuhet për to.

Gjyshja e motrave të famshme, tregon se nuk i ka shumë qejf portalet apo rrjetet sociale, por lajmet rreth tyre i lexon me kureshtje të madhe. Madje, duket se ajo është një nga personat e parë që telefonon Kim-in për të mësuar nëse thashethemi që ka lexuar është apo jo i vërtetë.

Ndër të tjera, ajo ka thënë për “People” se të paktën një herë në muaj e merrte Kim-in për ta pyetur nëse është apo jo shtatzënë. Dhe nëna e Kris Jenner, gjeti qetësi vetëm kur ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, konfirmoi se do të sjellë në jetë fëmijën e 3-të përmes nënës surrogate.

Artikuj të ngjashëm

. .