Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Shteti është keq për letra dhe bojë: Shtyjnë pasaportat e skaduara!

Qytetarët mezi e kanë pritur lajmin!

Qytetarëve venezuelianë u është thënë se pasaportat e tyre të skaduara mund t’i përdorin për të paktën edhe 2 vitet e ardhshme, sepse vendi është keq për letra dhe bojë.

Presidenti i shtetit, Maduro ka firmosur në mënyrë urgjente dekretin ku qytetarëve u jepet e drejta për t’i përdorur pasaportat e skaduara duke qenë se në agjensinë kombëtare ka mungesa të theksuara, të cilat duket se do të zgjasin edhe për ca kohë.

Rreth 1 milion venezuelianë, kanë muaj që e presin këtë lajm, pasi nuk mund të udhëtonin jashtë vendit. Në muajin mars, u tha se fajin për gjithë këtë e ka ‘mungesa’ e lëndëve të para. Shtoji kësaj numrin rekord të vendasve të cilët duan të emigrojnë për shkak të reçensionit ekonomik dhe krizave të thelluara politike. U bë një periudhë e gjatë që Venezuela s’po mund të importojë as të mirat bazike dhe si pasojë merren të tilla vendime.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .