Pas konfirmimit të lidhjes nga ana e Klea Hutës dhe lajmeve pasi Rezarta Shkurta zbuloi se çifti Klea-Elgit ka më shumë se një vit, Elgit Doda postoi një shkrim plot revoltë kundër portaleve.
Kantautori priti dy ditë nga postimi i fotos që konfirmoi lidhjen me Klean për të shprehur atë që, mesa duket, paska qenë arsyeja përse nuk e kanë konfirmuar lidhjen deri tani.
Doda shprehet plot mllef për vëmendjen që i është dhënë për jetën personale, dhe thotë se e vetmja mënyrë për t’u bërë i njohur këtu në Shqipëri nuk është puna, por të qenit në qendër të lajmeve.
“Çfarë i duhet arti një artisti?
Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë, mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një scoop dhe je në qendër të protaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione... Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!
Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush s’e vret mendjen se këto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.
I/ e dashur drejtues portali, i/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publik “të pafajshëm” me gjëra që ia vlejnë, sepse ky duhet të ishte misioni yt! Mediokriteti dhe pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vend fuqishëm në të shkretin “vend”. “
Doda dhe Huta u fotografuan për herë të parë bashkë në korrik të këtij viti, një ditë pasi Klea Huta përmendi në “Zonë e lirë” se ka një partner. Që atëherë, ata e kanë mohuar vazhdimisht, deri të martën, kur Klea postoi në Instagram një foto me Elgitin duke konfirmuar kështu lidhjen.