Metropolitan > Celebrity

Aktorja i bashkohet kryengritjes ndaj abuzimeve: Gratë e Hollywood-it janë tërbuar

Të gjithë kundër gjigandit të kinematografisë

I gjithë Hollywood-i u trondit pas akuzave të njëpasnjëshme që shumë nga yjet e kinematografisë dhe jo vetëm bënë ndaj Harvey Weinstein, një prej producentëve më të pushtetshëm. Mes të tjerave, gjithashtu ka reaguar dhe Blake Lively e cila tregon se ka bashkëpunuar me të për pak kohë në vitin 2013.

“Nuk kam patur një eksperiencë të këtij lloji me të, por të tilla histori...S’kam dëgjuar ndonjëherë ngjarje kaq të rënda sa këto, as të ngjashme me këto. Por është kaq e shëmtuar të mësosh të tilla gjëra.”- është shprehur ylli i “Gossip Girl”.

Përveç kësaj ajo ka rrëfyer se të tilla gjëra ndodhin kudo, në çdo industri, aq sa ka arritur në një pikë ku vajzat nuk dinë më të dallojnë nëse ka qenë ose jo  abuzim.

“Është shumë i rëndësishëm fakti që gratë janë të tërbura tani, gjithë kjo kryengritje ishte e nevojshme. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që një fenomen i tillë është i papranueshëm.”- vazhdon ajo.

Lively është vetëm një nga aktoret e cila ka folur hapur rreth kësaj ngjarjeje. Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie dhe Cara Delevingne kanë pohuar se Weinstein ka abuzuar me to. Ndërkohë, ky i fundit ka mohuar çdo akuzë me pretendimin se kurrë s’ka abuzuar me asnjë nga emrat e lartpërmendur.  

Artikuj të ngjashëm

. .