Të vishesh për në zyrë apo një punë serioze nuk është aq e lehtë sa ç’duket. Kostumet dhe fustanet e thjeshta funksionojnë, por kur kjo është përditshmëria jotë, veshja mund të bëhet pak monotone dhe pa karakter. Këtë pati në mendje dhe vetë pronarja e dyqanit Badoo në Tiranë, e cila e përzgjodhi këtë firmë për ta sjellë në Shqiperi pas një kërkimi të gjatë jashtë shtetit.
Rreth 10 vite më parë u hap dyqani i parë i Badoo, i cili qëndronte për githë zonjat dhe zonjushat të cilat kanë qejf rrobat klasike, veshjet zyrtare, por preferojnë veshje modern, me prerje të veçanta dhe copa cilësore.
Të shtunën që kaloi Badoo e zgjeroi linjën në Shqipëri me një dyqan të ri në rrugën Abdyl Frashëri, Tiranë.
Eventi i hapjes ishte një koktejl mikpritës ku kishte personazhe te njohur, blogere dhe kliente qe I besojnë pamjen e tyre dyqanit Badoo. Në inagurim erdhi dhe stilistja greke e cila e ka ideuar Badoo para 20 vitesh.
Ishte ajo që preu shiritin e kuq për t’i ftuar më pas të gjithë në dyqan.
Badoo është një kompani inovative dhe në rritje me shpejtësi, numëron mbi 20 vjet rritje dinamike në tregun grek dhe përfaqëson me sukses një markë të vendosur në fushën e modës femërore.
Aktiviteti sipërmarrës i kompanisë në botën e veshjeve filloi në vitin 1989, është i bazuar në Selanik dhe është vazhdimësi e një ndërmarrjeje atërore që u themelua në vitin 1975.
Koleksionet Badoo tani më janë jo vetëm në Greqi por edhe jashtë saj. I gjithë rrjeti i dyqaneve është përzgjedhur me kritere të rrepta për të ruajtur imazhin dhe reputacionin e kompanisë.
Filozofia e kompanisë bazohet në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të grave moderne dhe dinamike. Krijimet e saj janë gjithnjë elegante dhe moderne, teksa vënë theksin në feminitetin dhe hijeshinë e grave. Stilimi kreativ , copat të shkëlqyera si dhe kontrolli i rreptë në të gjitha fazat e prodhimit janë pozicioni kryesor i kompanisë dhe përshkruajnë të gjitha koleksionet.
Cilësia është parimi bazë që ka mundësuar Badoo të shkëlqejë.
Nese deri më tani keni qene duke kërkuar, ju sigurojmë që në Badoo do të gjeni parajsën!