Nëse kafja na bën apo jo mirë, kjo ka gjasa të mbetet dilema më e vjetër në botë, por studimet e reja na japin përgjigje njëherë e mirë. Sipas tyre, të gjithë kafe dashësit mund të pinë deri në 4 filxhanë kafeje dhe s’do t’i ndodhë asgjë e keqe, përkundrazi.
Nga studimet e reja ka rezultuar se të gjithë ata që konsumojnë të paktën deri në 4 kafe, kanë shanse të jetojnë shumë më gjatë se të tjerët. Madje, për të tillë persona, rreziku i i vdekjes uletme rreth 64% në krahasim me të tjerët, që e përdorin atë më rrallë.
Në një artikull të publikuar tek CNN, thuhet se pasi kalon të 45-at, është e këshillueshme që të shtohet doza e kafesë në rutinën tuaj ditore.
Kafeja ka aftësinë të ulë rrezikun nga e diabetit të tipit 2, kancerit të lëkurës dhe sëmundjeve të mëlçisë. Çfarë mund të jetë më e mirë se kaq?!