Beauty > Flokët

Përfundimisht: Prerja e flokëve që do të bëjë namin gjithë vjeshtën dhe dimrin

Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e pulovrave dhe pavarësisht kësaj, prerja e flokëve që ra në sy gjithë verës, është ende këtu mes nesh. Provë janë gjithë yjet hollywood-ianë që i prenë flokët në gjatësi shpatulle për të ndenjur freskët dhe s’kanë hequr ende dorë fillim tetori.

Alicia Vikander

Prerja më në zë e momentit është e lehtë, s’do shumë punë dhe duket bukur me çdo gjë. S’ka nevojë të jetë perfekte. Për sa kohë është prerje mbi shpatulla, është in.

Cate Blanchett

Të famshmet kanë zgjedhur ta stilojnë në mënyra të ndryshme. Cate Blanchett për shembull i lëpiu pas koke me pak xhel për një look të çrregullt dhe e kombinoi pamjen e saj androgjene me një palë vëthë metalikë.

Diane Kruger

Diane Kruger i ndau në anë rrëmujshëm dhe i la në teksturën e tyre natyrale flokët e saj bjondë. Një look ala vajzë pariziene.

Kerry Washington

Kerry Washington nga ana tjetër nuk la pas dore baluket romantike, ndërsa Selena Gomez u rikthye në vitet ’70 me flokët e ndarë në mes dhe ondet me volum.

Selena Gomez

Burimi: Vogue

Artikuj të ngjashëm

. .