Zërat e meshkujve ndryshojnë në mënyrë shumë specifike, kur ata i drejtohen një personi që e simpatizojnë. Në këtë përfundim ka arritur studimi i ri.
Studimi i kryer nga Universiteti Stirling, vëzhgoi 110 individë heteroseksualë, të cilët ishin anglezë ose çekë dhe analizoi ndryshimet në vokal, kur ata i drejtoheshin individëve të seksit tjetër që iu dukeshin tërheqëës (ose jo tërheqës).
Studiuesit zbuluan se meshkujt flisnin me një zë ‘muzikor’, gjatë bisedës me një person, që atyre iu dukej seksi. Ata gjithashtu flisnin me zë më të thellë se normalja, për ta bërë veten të dukej “më mashkullor”.
Drejtuesi i studimit Juan Davod Leongomez shpjegon: “Për meshkujt është e rëndësishme të tingëllojnë mashkullorë dhe kjo manifestohet me zë më të thellë. Por, tonet e tepruara mashkullore mund të çojnë sinjale negative tek partneri. Kjo e vendos mashkullin në dilemë, sepse duan të përcjellin 2 mesazhe kontradiktore në të njejtën kohë “Jam burrë!” dhe “Do të je mnjë partnet i mirë”.
Për më tepër, kur meshkujt flasin me zërin e sipërpërmendur “seksi”, femrave iu duken më tërheqës. Studiuesit lujatën regjistrime të meshkujve çekë për gratë angleze (dëgjueset nuk e kuptonin se çfarë thuhej në to) dhe ato e cilësuan zërin “muzikor” më tërheqës.
Është e vështirë të kuptsh se çfarë zëri ka një mashkull, kur po bërtet në në klab, por po besojmë studimin!
Burimi: Cosmopolitan