Moda > Fashion News

Louboutin krijon këpucët më të çmendura deri më sot: India në këmbë

Christian Louboutin sjell këpucët më të bukura (dhe më të çmendura) që mund të na kenë zënë sytë. Brandi bashkëpunëoi me dizenjatorin e njohur indian Sabayasachi Mukherjee për të ideuar koleksionin e limituar me këpucë dhe lëkura të bëra me pëlhurë sari të qepura me dorë.

“India ka qenë zemra e luksit që në kohën e Maharajave,” shpjegoi Sabyasachi në një deklaratë për shtyp. “Puna me Christian-in risjell traditën e couture dhe lidh artizanët tonë me pikëpamjet e tij eklektike për të krijuar këto vepra të mrekullueshme.”

Louboutin vizitoi shtëpinë e Sabyasachi-t në Kalkutë dhe atje pa gjithë sarit e koleksioit privat të dizenjatorit. Louboutin nuk donte që këto pëlhura të mahnitshme të kalbeshin dhe prandaj sugjeroi t’i kthenin në “këpucë që kërcejnë nën dritën e hënës.”

Për të festuar bashkëpunimin e tyre, ata krijuan një novelë grafike,të cilën e postuan në Instagram.

Burimi: Who What Wear

Artikuj të ngjashëm

. .