Koleksioni i shumëpritur i bukurisë i Christian Louboutin ka mbërritur. Në gusht do të dalin në shitje 30 ngjyra manikyrësh nga marka e njohur e këpucëve, ku vendin më të rëndësishëm e zë Rouge Louboutin. Kjo nuancë e së kuqes është drejtëpërdrejtë e frymëzuar nga sholla e kuqe e këpucëve ikonë Louboutin dhe paraprin koleksionin, duke dalë që sot në shitje tek Saks.
Për 50 dollarë ju mund të bëni tuajën një "objekt" Louboutin. Ky është çmimi më i lartë për një manikyr (Tom Ford, një nga markat më të shtrenjta, e shet për 32 dollarë).
Manikyrët janë të parët nga një rradhë produktesh bukurie që priten nga Louboutin. Sipas thashethemeve, buzëkuqi i kuq është i rradhës.
Burimi: The Cut