Nëse të është krijuar gushë, nëse faqet të janë varur, nëse në përgjithësi fytyra jote duket më e plakur kohëve të fundit, me gjasa është pasojë e smartphone-it tënd.
“Surrat smartphone-i” është dukuria e re që po vërejnë dermatologët tek pacientët e tyre, që shkojnë të marrin këshilla për plakjen e parakohshme të fytyrës.
Çfarë është? Fare e thjeshtë. Fytyra merr formën që ka kur ul kokën për të kontrolluar smartphone-in pra, faqet bien, në përgjithësi fytyra duket më e plakur.
Nëse të është bërë zakon të kontrollosh telefonin edhe kur nuk është e nevojshme, me shumë mundësi po fillon të shikosh shenjat e kësaj lloj plakieje.
Shenja më e përhapur është gusha e varur dhe qafa me rrudha, si edhe një zhvendosje e nofullës përpara.
Ekspertët e “Xiaomi-t” kanë folur për forumin “MIUI”, duke bërë thirrje që, nëse nuk e hiqni dot shikimin nga telefoni, të paktën të mbani një qëndrim më të mirë, duke e mbajtur kokën lart e jo të ulur poshtë, që e bën pre më të lehtë të gravitetit.