Apple është duke hetuar raportimet e fundit të përdoruesve që thonë se celulari u është çarë në dysh pak ditë pas blerjes. Fotot janë postuar në rrjete sociale dhe tregojnë qartazi celularin e hapur në anë.
Pesë ditë pas blerjes, një përdorues tajvanez tha se celulari u hap kur ishte në karikim me karikuesin origjinal dhe një përshtatës për prizën. Një tjetër klient nga Japonia tha se iPhone 8-a iu dorëzua me ekranin pjesërisht të çarë.
???iPhone8plus???????????? pic.twitter.com/eX3XprSzqv
— ???? (@Magokoro0511) September 24, 2017
Apple ka konfirmuar se është duke investiguar çështjen, por s’ka pranuar të komentojë më tej. Besohet se problemi shkaktohet nga enjtja e baterisë dhe nuk është diçka për t’u shqetësuar.
Nuk dihet ende nëse problemet janë raste të izoluara apo ndikon çdo celular të prodhuar.
Burimi: Independent