Më ndodh ndonjëherë të përhumbem në mendime e të kujtoj makthet e mia më të këqija dhe ndër të parat që më shfaqet para syve është ai, dentisti. Ah, ç’frikë më pushtonte sa herë duhet të bëja kontrollin e radhës. Dritat e forta, ai kolltuku i tmerrshëm, gjilpërat dhe çdo gjë tjetër në atë ambient më fuste të dridhurat.
Tani, jam gati e bindur që me shumë gjasa ajo frikë s’do më zhduket kurrë, vetëm sa ka ndryshuar formë. Ndonëse përsëri ajo gjilpëra më bën të ulëras sapo e shoh, frikën më të madhe e kam nga rezultati.
Po, gjithçka dua tani janë dhëmbë të punuar pastër dhe sa më natyralë. Pas shumë rekomandimesh dhe hulumtimesh të detajuara për javë me radhë, vendosa që shëndetin tim oral t’ia besoj “Ndrio Dent”. Edhe më parë më kishin treguar dhe kisha dëgjuar të flitej për të, por ndryshe nga rasti klasik (ku fqinji na garanton siguri të plotë se dentisti ku shkon ai është më i miri), kjo klinikë kishte çdo punim të dokumentuar (kliko këtu për më shumë) dhe ishte fare e lehtë të bëje diferencën.
“Ndrio Dent”, ndodhet në zonën pranë “Farmacisë 10”, në katin e 3-të mbi një kafene buzë rruge. Përveçse ishte e lehtë për t’u gjetur, instruksionet e detajuara, ta thjeshtëzonin fare punën. Teksa hyja, kuptova që fobisë sime ia kishte zënë vendin padurimi për të parë rezultatin.
Unë i besoj shumë energjisë së ambienteve dhe mënyra se si ishte koncepuar klinika, më bëri të ndihesha e qetë si asnjëherë.
Ndërkohë që mendoja këtë me vete, bëja sytë katër nga kureshtja për të parë se si punohej. Për hir të së vërtetës, gjithçka shkëlqente. Dukej sikur ndodhesha në një laborator ku çdo gjë ishte e sterilizuar. Në fakt në fakt, “Ndrio Dent” ka edhe laboratorin e vet personal, ku përgatitet çdo material sipas kërkesave të pacientëve.
Për më shumë se 5 vjet në treg, klinika ia dedikon suksesin 9 punonjësve që i dedikohen çdo klienti si ta kishin njeriun e shtëpisë.
Janë të gjithë shumë të kualifikuar, por fakti që e njohin mirë rëndësinë e etikës, i bën klientët të kthehen sërish. Dhe kjo, është prova më e mirë e suksesit.
Tek “Ndrio Dent” mund të kryesh shërbime që nga më i thjeshti e deri tek ndërhyrjet më të nderlikuara, dhe të gjitha nën kontrollin dhe mbikqyrjen e kirurgut.
Ajo çka zgjoi interesin tim, ishte etika dhe disiplina në të punuar. Tek “Ndrio Dent”, përveç të tjerave aplikohej dhe një nga teknikat e fundit të stomatologjisë. Implanti dhe punimet E-Max. Kjo është një teknikë inovatore për estetikë të lartë. Pra nëse shohim rëndom implante që bien në sy menjëherë, me E-Max askush s’do ta dallojë që nuk janë dhëmbët tuaj.
Më shashtisëse akoma, është se këtë teknologji, ndër më të shtrenjtat në botë, tek “Ndrio Dent” ke fatin ta kesh me çmim shumë të reduktuar.
Nëse Ronaldo pagoi rreth 7000 euro për një dhëmb të punuar me E-max, tek “Ndrio Dent” i njëjti proçes kushtonte 300 euro për një dhëmb.
Pacientët që jetojnë jashtë e dinë fare mirë ç’do të thotë kjo. Pasoja? Doktor Eno lodhej vetëm duke më treguar se sa shumë ngarkesë kishte gjatë sezonit të verës.
Kujdesi dhe rëndësia që u jepnin çdo procesi sado të vogël, vërteton klishenë e famshme : detajet bëjnë diferencën. Vajzat dhe djemtë që punonin aty, ishin gati t’u përgjigjeshin 1001 pyetjeve të mia (ju s’më njihni, por fiksimet i kam të tmerrshme). Bëja kaq shumë pyetje, ndoshta edhe naive, por përgjigjet ishin sa miqësore aq dhe profesionale.
“Mbaruam! Me shëndet!”- dëgjoj të thotë doktori. As që e kuptova si fluturoi koha. Ndoshta, prej faktit që përballë meje kisha shansin të shihja qiellin përtej xhamit dhe të mendoja se ç’do vishja në mbrëmje.
Nejse, s’po më durohej sa të shihja rezultatin dhe si me magji, në dorë mu ndodh një pasqyrë. T’ju them të drejtën buzëqeshje më të bukur ishin bërë ca kohë që s’shihja. Të më falni për modestinë, por puna flet vetë. Të bardhë por natyralë, me një fjalë s’kishin lidhje me “dhëmbët e telenovelave”.Unë kaq doja dhe e gjeta! Vetëm se tani kam një problem: që nga ajo ditë buzëqesh edhe pa arsye, se e kam fiksim t’ju tregoj të gjithëve që kam buzëqeshjen e ëndrrave!
Të gjithë të interesuarit për punime cilësore tek 'Ndriodent', ky është numri i kontaktit: 0698554455