Që Elon Musk është një njeri ambicioz, kjo dihej, por ndoshta është më ambicioz se ç’duhet me qëllimin e fundit. Në Konferencën Ndërkombëtare Astronautikale, në Adelaide, Australi, Musk prezantoi qëllimin e tij për të çuar raketa në Mars brenda vitit 2022 dhe njerëz në 2024.
“Nuk është një lapsus. Është një frymëzim,” tha Musk pasi zbuloi planet e tij.
Musk ka në plan ta realizojë qëllimin e tij me anë të raketave të ripërdorshme, që është bërthama e kompanisë SpaceX. Raketa që do të përdoret, BFR (Big F*cking Rocket), do të jetë 106m e lartë, 9m e gjerë dhe do të mbajë 150 ton peshë. Ndërtimi do të fillojë vitin tjetër.
The evolution of @SpaceX rockets from Falcon 1 to #BFR #IAC2017 pic.twitter.com/hKENazM1IJ
— NASA Watch (@NASAWatch) September 29, 2017
Rruga për Mars
Për udhëtimet në Mars, do të jenë 40 kabina brenda BFR. Një kabinë do të mbajë dy ose tre njerëz dhe në total, gjithë raketa mund të transportojë 100 njerëz për udhëtim. Serbatorë me karburantë do të shpërndahen në orbitë për të furnizuar BRF me karburant gjatw rrugws.
Në 2022, Musk shpreson të dërgojë të paktën dy mjete në Mars, të cilat do të gjejnë burimin më të mirë të ujit në planetin e kuq. Më pas do të vihet në zbatim plani për mbjelljen e florës atje dhe kur të mbërrijnë ekuipazhet me njerëz në 2024, “Marsi do të jetë një vend i këndshëm për të jetuar.”
Xhiro deri në hënë
BFR e SpaceX, gjithashtu do të udhëtojë në hënë dhe mbrapsht. Në dallim nga Marsi, nuk do të nevojitet transformimi i hapësirës hënore. Qëllimi është krijimi i një baze hënore. “Është viti 2017, duhet të kishim një bazë hënore deri tani,” tha Musk. Sipas tij, do të duket kështu:
Udhëtime nga toka në tokë
BFR do të përdoret edhe për udhëtime brenda tokës që kërojnë shumë kohë me teknologjinë e tanishme. “Nëse po mendojmë të shkojmë në hënë dhe Mars, pse të mos udhëtojmë dhe në tokë me BFR.”
Vizioni i Musk mbështetet nga videoja e mëposhtme. Ai tha se çmimi i një bilete do të jetë i njëjtë me një biletë të klasit ekonomik.
Burimi: Mashable