E keni menduar ndonjëherë çfarë i vjen në mendje gjinekologëve kur ju ekzaminojnë? Ka ende vajza dhe gra që nuk ndihen fort rehat kur shkojnë të kryejnë kontrollet tek një gjinekolog mashkull, ashtu siç ka edhe burra që s’dinë ç’të mendojnë kur partnerja shkon të vizitohet tek një gjinekolog. Vizita mund të jetë tërësisht profesionale, por njëkohësisht është edhe shumë intime. Një grup gjinekologësh kanë treguar në anonimat në një forum të quajtur ‘Ëhisper’ çfarë mendojnë në të vërtetë kur vizitojnë pacientet.
“Sapo dikush zbulon çfarë pune bëj nuk duan të lidhen me mua. Jam gjinekolog.” Jemi me ty mik. E kuptojmë mirë si mund të ndihesh.
Dikush tjetër e urren të qenit gjinekolog. “Pacientët mund të jenë shumë të lodhshëm ndonjëherë.” Edhe këtë e kuptojmë. A mund t’u vesh faj pacienteve se shqetësohen për shëndetin e tyre?
Të tjerë e shijonin shumë punën.
”Të jesh gjinekolog është e lodhshme, por ndihem i lumtur kur ndihmoj gratë.”
“Jam gjinekolog burrë dhe e shijoj shumë punën time.”
Pastaj ka dhe nga ata që të gjykojnë për simptomat e tua. Më fal po a nuk je këtu për të ndihmuar?
“Jam gjinekolog dhe sot në klinikë mund të ndjeja aromën e keqe të një pacienteje sapo hyra në dhomë. E dhimbshme kur njerëzit nuk kujdesen për vetem.”
“Jam gjinekolog. Adoleshentet sot janë jashtë kontrolli.”
Disa gjinekologë të tjerë kanë patur disa eksperienca jo edhe aq të këndshme: “Njëherë po vizitoja një paciente që më lëshoi gazra në fytyrë.”
Disa gjinekologë janë kundra abortit: “E urrej faktin se sa njerëz janë pro abortit, por nuk e dinë si funksionon gjithë procesi dhe trauma dhe dëmet që i shkaktojnë trupit dhe mendjes.”
Pastaj vjen makthi i gjithë burrave. Disa gjinekologë kanë mendime të pista. “Jam gjinekolog dhe më duhet të pranoj se disa paciente më eksitojnë.”
Gjinekologët burra do t’jua dinin për nder nëse do të ishit pa komplekse përpara tyre. Ata janë mësuar me këtë.
Burimi: The Independent