Partnerët manipulatorë, (e dinë ose jo) luajnë me ndjenjat e njerëzve, frikërat, dyshimet apo edhe dëshirat e tyre. Por pjesa më e keqe është se ata nuk kursehen edhe kur vjen puna tek dashuria, mirënjohja dhe shpresat që personi tjetër ka në lidhje.
Që ta keni më të thjeshtë të kuptoni nëse ai përballë jush është një manipulator dhe kontrollues i pandreqshëm, ja disa nga hilet që përdorin të gjithë personat e kësaj kategorie.
1-Faji
Nëse dikush ka bërë një faj, do të bënte gjithçka për ta ndrequr atë. Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë i pëlqen më shumë partnerit manipulues, t’ju shoh të penduar, qoftë edhe nëse ju s’keni asnjë faj.
2- Provokojnë duke ju presionuar
Një manipulator mund t’ju provokojë deri në atë pikë sa të kënaqë egon e tij, ose thjesht për të kaluar kohën. Viktimat zakonisht janë ata të cilëve ju mungon besimi në vete dhe mund të pranojnë gjithçka vetëm për të mos humbur personin tjetër. Bëni gjithçka për t’ju larguar sa më parë.
3- Frika e refuzimit
Të tillë njerëz janë mjeshtra për të shantazhuar dhe mund të të hipnotizojnë sa hap e mbyll sytë. Atyre, s’do t’i vijë aspak keq nëse përfitojnë nga ndjenjat tuaja dhe pa e kuptuar jeni përfshirë aq shumë sa do të bënit gjithçka vetëm që ai/ajo të mos ju refuzojë.
4-Mëshira
Manipulatorët luajnë me mirësinë dhe gadishmërinë e njerëzve, kur shohin dikë në nevojë. Dhe për të ngjallur mëshirë tek të tjerët, nuk është aspak e vështirë pët ta.
5- Vetmia
Shumë njerëz zgjedhin të qëndrojnë me dikë të pasjellshëm të cilin nuk e dashurojnë por ajo ç’ka i bashkon është frika nga vetmia. Manipulatorët përfitojnë nga pasiguritë e viktimës, duke ia bërë shumë më të vështirë shkëputjen.