Miss Turqia, 18-vjeçarja Itir Esen, u shkurorëzua pas një postimi në Twitter ku ironizonte presidentin Erdogan duke përdorur menstruacionet.
Komenti i saj për të ndëshkuarit nga Erdogan-i pas grushtit të shtetit vjet nuk u prit aspak mirë, duke çuar në heqjen e kurorës së më të bukurës, me të cilën do ta përfaqësonte Turqinë në konkurset ndërkombëtare.
Në këtë postim, 18-vjeçarja paralelizon gjakun e vet me gjakun e 250 të vrarëve pas tentativës për grusht shteti.
“Këtë mëngjes u zgjova me perioda, si për të festuar 15 korrikun, ditën e martirëve. Po e festoj këtë ditë duke u gjakosur në emër të gjakut të martirëve tanë.”, mësohet të ketë shkruar ajo, sipas “BBC”.
Postimi i saj datonte më 15 korrik, 1-vjetori i vdekjes së 250 njerëzve që u dyshuan si pjesë e tentativës për të rrëzuar qeverinë e Erdogan-it. Sipas organizatorëve të Miss Turqisë, ata e kishin shqyrtuar mirë postimin e saj në Twitter derisa vendosën t’i tërhiqnin kurorën.
Kurse Itir Esen u shpreh se profili nuk ishte i saji.
Pas kësaj, kurora iu dorëzua shoqërueses së parë të Miss-it, Asli Sumen.