Sara Hoxha u shfaq vitin e shkuar në “Top Awards” me një fustan të ngushtë Balmain, me motive të zeza dhe ngjyrë floriri.
Sot, Luana Vjollca u shfaq me të njëjtin fustan gjatë xhirimeve të një klipi të ri. Ajo postoi në Instastory disa video nga prapaskenat, ku shfaqet me fustanin me temina të Balmain.
Edhe për këpucët, Luana ka përdorur ekzaktësisht të njëjtin kombinim, duke zgjedhur një palë sandale të zeza me rripa të hollë.
Këtë kombinim bëri edhe mami-xheria e motrave Kardashian, Kris Jenner, e cila e veshi vjet në maj gjatë festës së Magnum.
Ky është një prej fustaneve më të famshëm të krijuar nga Olivier Rousteing vjet. Edhe Demi Lovato e veshi gjatë një koncerti të radios KIIS Fm, por të kombinuar me një palë sandale ortopedike. Sidoqoftë, edhe ato ishin të zeza.