Një muaj më parë, gjatë premierës së filmit të saj Valerian në Paris, Rihanna veshi një fund nga Prada që i mahniti të gjithë bashkë me një reçipetë nga stilisti Mel Ottenberg. Mahniti dhe Aurela Hoxhën, e cila vendosi ta veshë të njëjtën gjë gjatë një eventi të Dolce & Gabanna për Javën e Modës në Milano.
Rihanna e kombinoi duon me një tufë aksesorësh komplementarë. Takat me pupla njësoj si fundi, syze në rozë pastel dhe vëthë të gjatë të shkëlqyeshëm.
Aurela nga ana tjetër, postoi një foto ulur në një poltron të gjelbërt që i vidhte gjithë vëmendjen rozës. Flokët i mbajti të mbledhur dhe bizhuteritë minimalistike.
Në dallim nga Aurela me sytë smokey dhe fondatinën e rëndë, Rihanna zgjodhi një fytyrë të pastër me detaje rozë dhe lëkurë vibrante.