Modelja 16-vjeçare Thylane Blondeau, që kohë më parë është cilësuar si ‘vajza më e bukur në botë’ ka filluar të bëjë daljet e para në rrethin e Muajit të Modës. Ajo u ul në radhë të parë në sfilatën e Tommy Hilfiger në Camden Roundhouse ditën e martë, e veshur kokë e këmbë nga stilisti amerikan.
Tashmë pjesë e agjencisë IMG Models, e njëjta agjenci që qëndron mbrapa Gigi Hadid, Blondeau ndoqi shfaqjen pranë modeleve të tjera si cameron Dallas, Anaïs Gallagher dhe Gabriel-Kane Day Lewis. Qartësisht modelja është ende në fillimet për t’u kthyer në një yll modelingu, pasi që tani numëron 1.6 milion ndjekës në Instagram.
Modelja franceze ka patur dy debutime të mëdha, një në fushatën e L’Oreal dhe ka sfiluar për Jean Paul Gaultier në moshën 4-vjeçare. Kur ishte 10 vjeç ka pozuar në një set kontravers për Vogue që është kritikuar shumë më pas për ‘natyrën seksuale’, pasi ishte grimuar dhe qëndronte në majë të takave.
E bija e futbollistit Patrick Blondeau dhe aktores Veronika Loubry mendohet të jetë stuhia e radhës në botën e modelingut , jo më kot i sigurohen gjithnjë vendet më të mira në sfilatat më të mëdha. Bota duhet të fillojë ta njohë.