Një tërmet i rëndë ka goditur dje Meksikën, duke lënë të vdekur rreth 140 persona. Deri më tani rreth 40 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht në kryeqytetin e saj, Mexico City dhe grupet e shpëtimit po bëjnë gjithçka për të nxjerrë njerëzit që janë ende të bllokuar nën rrënoja.
Sipas BBC-së, rreth 80-të viktima janë nga shtetet e Morelos dhe Pueblas, ndërsa pjesa tjetër jetonin në kryeqytet. Lëvizja sizmike e cila rezultoi fatale, goditi pak orë pasi qindra njerëz morën pjesë në përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar, që shkaktoi mijëra viktima në Mexico City në vitin 1985.
Sizmiologët kanë raportuar se fuqia e tij ka qenë rreth 7.1 ballë, ndërkohë që më herët gjatë këtij muaji një tjetër tërmet me magnitudë 8.1 goditi vendin, duke lënë të vdekur rreth 98 persona.