Duam s’duam ta pranojmë, moda e viteve ’90 dhe moda e viteve ’10 (të këtij shekulli) janë e njëjta gjë. Është popullore mjaftueshëm, ngjan interesante, komode, e freskët. Për fatin tonë të mirë, vitet 2000 nuk kanë vendosur të rikthehen plotësisht. Le t’i lëmë ditët më të errëta të modës atje ku ndodhën për herë të parë dhe të mos i kujtojmë më. Kurrë.
1. Asgjë nuk thotë më shumë “jam nga vitet 2000” sesa çifti Britney Spears dhe Justin Timerlake me kokë e këmbë xhins. Pa ekzagjeruar fare, kokë e këmbë. Edhe kapelja është xhins.
2. Meqë jemi tek kapelet, Paris Hilton dhe Kim Kardashian na bekuan sytë asokohe me fedora a çfarëdo qofshin këto që kanë në kokë. Kohërat kur Kim s’kishte vithe. Ç’nostalgji!
3. Vetullat! Faqet e kuqe! Lëkura me pesë ngjyra të ndryshme! Qimet e imëta anash ballit! Nuk mundemi më!
4. Paskan ekzistuar flokë me pulla dhe s’paskemi ditur gjë?
5. S’mund të mungonte Christina Aguilera me vetullat pisk të holla, një kapele të kuqe, pirsingët e famshëm, qerpikët si merimagë dhe flokët si bisht kali. Më 2000 se kaq...
6. Edhe ikonat gabojnë. A mund të na thotë dikush si është puna me kapelet e çuditshme?
7. Eh, Scarlett Johanson para se të zvogëlonte gjoksin.
8. Lil Kim i paska pasur më shumë qejf nga ç’mendonim ngjitëset e thithkave.
9. Një barbi! Jessica Alba dukej e mahnitshme edhe me bluze me zinxhir të shkurtër mbi kërthizë.