Para se monovetulla të bëhej trend, shumica e njerëzve e shihnin piskatoren si një mjet të domosdoshëm në kuletat e tyre të makeup-it. Tani për tani, s’mund të kalosh më shumë se pesë minuta pa parë një trend të ri vetullash në internet. Vetulla gjarpërushe, vetulla si pupla, vetulla të pambajtura. Falë Lorde, trendet po marrin tjetër rrugë.
it's literally fucked that i could be on the cover of vogue i used to get called monobrow at school that BROW IS ON COVER OF VOGUE
— Lorde (@lorde) September 16, 2017
Këngëtarja postoi kopertinën e Vogue Australia në Twitter dhe tregoi se si kur ishte e vogël ishte tallur për vetullat e saj të trasha dhe të bashkuara. “Është i çmendur fakti që tani jam në kopertinën e Vogue dhe dikur më thërrisnin monovetull në shkollë. Ajo vetull është në kopertinën e Vogue!” Në dallim nga shokët e saj të shkollës, interneti anë e mbanë është fansi më i madh i vetullës së saj.
Lorde s’është e vetmja. Plot emra të njohur të botës së showbizit kanë hequr dorë nga mirëmbajtja e vetullave dhe i kanë lënë të rriten të lira e të trasha.
Burimi: Refinery29