Shqipëria ka zgjedhur filmin debutues të Gentian Koçit për të kandiduar në grupin e filmave në gjuhë të huaj në çmimet Oscar. Filmi i parë me regji të Koçit u shfaq në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku mori kritika pozitive.
Fabula tregon historinë e një nëne të re e cila shpërngulet me djalin e saj një vjeçar në një apartament për t’u kujdesur për një grua të moshuar. Pasi u detyrua të dalë nga shtëpia e saj sepse nuk paguante dot qiranë, gruaja duhet ta mbajë të moshuarën gjallë medoemos, për të siguruar një vend pune për veten.
Në vetë fjalët e regjisorit: “Dita zë fill është një dramë intime që zhvillohet në një apartament në mjedisin urban periferik të Tiranës. Historia zhvillohet rreth tre personazheve, dy grave dhe një djali të vogël një vjeçar, dhe rrëfen përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune. Boshti i saj është marrëdhënia tejet e brishtë midis një gruaje të re dhe një të vjetër, e cila lëkundet midis empatisë dhe synimeve pragmatike[...] Kjo histori flet për kompromise të heshtura e të paperceptueshme që secili prej nesh i bën në përballjen e pareshtur me mbijetesën.”
Dita zë fill është një produksion shqiptaro-grek, financuar nga Eurimages, Qendra Kombëtare për Kinematografinë Shqiptare, Qendra Greke e Filmit, Ministria e Kulturës, Radiotelevizioni Publik Shqiptar, Bashkia e Tiranës dhe Rrjeti i Kinemave SEE. Shitjet ndërkombëtare po manaxhohen nga Wide.
Shqipëria ka dërguar filma kandidatë për Oscar-ët 10 herë, që nga viti 1996, por nuk është nominuar asnjëherë.
Burimi: The Hollywood Reporter