Stili i Selena Gomez-it është gjithmonë i arrirë, kurdo dhe kudo. Së fundi, ylli i muzikës ka kaluar shumë kohë në New York me xhirimet e filmit të saj të ri me Woody Allen. Kjo s’është e vetmja gjë me të cilën është marrë ama. Gjithashtu është parë duke bredhur qenushin e lezetshëm të The Weeknd.
Dhe sigurisht, këngëtarja dukej e mahnitshme me një pallto të kuqe të rehatshme që binte në kontrast me këlyshin e bardhë me pulla kafe. Më në sy nga të gjitha ranë këpucët e sja Louis Vuitton që janë perfekte për vjeshtën që po vjen apo për të nxjerrë qenin xhiro. Zgjedhja është jona. Janë vetëm $1,170, hiçgjë si këpucë xhiroje.
Burimi: Footwear News