Të gjitha pak a shumë e ndiejmë se kur ditët e tmerrshme në të cilat lëkura është më e acaruar se kurrë do të afrohen. Përballja e parë është kur sheh akne që nuk i kishe dhe mendon se nuk ka më asnjë shans që fytyra të shkëlqejë dhe të lëkura të jetë aq e butë si e një bebeje. Por mos i humbisni shpresat! Janë disa rutina, rezultati i të cilavë mund të jetë shpëtimi yne dhe ne thjesht i neglizhojmë.
1- Ushtrimet e mëngjesit
Ju mund të ushtroheni sa herë gjeni kohë. Ndoshta dhe në darkë. Por, gjithsesi, asgjë s’mund të krahasohet me aktivitetin fizik të mëngjesit. Është thjesht mrekulli për fytyrën tuaj. Kjo sepse një vrap i mëngjesit mundëson qarkullimin e mirë të gjakut dhe kështu furnizon me oksigjen lëkurën tuaj. Do të ndihet kaq e freskët!
2- Kurro mos harroni ujin
Nuk ndodh të na shpëtojë ndonjë ditë pa dëgjuar se si ajo modelja e famshme e nisi ditën me pak ujë të vakët dhe një fetë limoni në të. Duket si gati gati idilike dhe ndoshta kështu është vërtetë. Por nëse ju mezi arrini të konsumoni deri në 2 gota ujë, mos prisni shumë nga fytyra juaj. Aq më tepër, mos pretendoni për një lëkurë të freskët. Kështu që, thjesht pini ujë. Përveçse do të hidratojë lëkurën, do të ndiheni shumë më energjikë. Dhe që mos harrojmë. Do të humbisni peshë gjithashtu!
3-Mos abuzoni me orët e gjumit
Orët e gjumit, janë të vetmet në të cilat fytyra mund të gjejë pak paqe nga papastërtitë apo pluhrat e ambientit. Që do të thotë se qelizat tuaja mezi e presin këtë pjesë të ditës. Kështu që mos abuzoni me orët e gjumit, (aq më tepër pas një nate me shumë alkool) pasi të nesërmen gjithçka do ta tregojë fytyra juaj. Dhe ju nuk e doni këtë apo jo?
Burimi: Glamour