Keni parë ndonjëherë ndonjë puçër të madhe si vullkan në mes të fytyrës dhe keni ndjerë menjëherë nevojën për ta shkulur nga fytyra? S’i shpëton dot. Sado herë ta kesh lexuar që fytyra s’duhet prekur e aq më pak puçrat, dëshira për t’i ngacmuar është e parezistueshme.
E vetmja gjë që një dermatologe s’do të bënte kurrë në të tilla raste është përdorimi i thonjve.
“Kur njerëzit nuk janë të trajnuar si duhet për zhbllokimin e një poreje, menjëherë përdorin thonjtë në vend të mollëzave të gishtave,” thotë Dr. Jegasothy. “Ne, si dermatologë përdorim instrumente të butë dhe jo të mprehtë. Të ngacmosh poret me thonj ose me objekte të tjerë të mprehtë mund të çajë lëkurën dhe të shkaktojë një listë të gjatë problemesh. Shërim që zgjat më shumë, infeksione bakteriale apo pigmentim që ngel shenjë.”
E mira e të mirave është t’ua lëmë këtë punë profesionistëve, po nëse keni ndërmend t’i ngacmoni puçrat, bëjeni siç duhet:
Sigurohuni që fytyra të jetë e ngrohtë, mundësisht pas një dushi. Në këtë moemnt poret janë të hapura dhe nxjerrja e papastërtive bëhet më lehtë.
Pastrojini duart dhe thonjtë me një larës antibakterial për t’u siguruar që gjithçka është e pastër dhe e sterilizuar.
Mbështillni një pecetë ose facoletë rreth gishtave, për të krijuar një barrierë mes lëkurës dhe thonjve.
Me anë të lëvizjeve rrethore dhe të buta, shtyni në të gjitha anët e pores së bllokuar deri sa papastërtia të vijë në qendër. Në këtë moment, shtyjeni në sipërfaqje. Nëse iu dhemb, po shtyni shumë fort.
Nëse jeni të disiplinuar mjaftueshëm për t’i hequr duart nga puçrat, rekomandohet përdorimi i acidit salicilik 2%. Lëreni në fytyrë për 10 minuta. Acidi do të shpërbëjë papastërtitë pa çarë lëkurën.
Burimi: Well and Good