Zgjidhni metalike
Metaliket janë shumë ‘in’ këtë sezon. Shkëlqimi i tyre është perfekt për t’i bërë xhinset të duken më të përshtatshme për të dalë natën. Provoni një xhaketë që bie në sy dhe visheni me një bluzë të thjeshtë poshtë. Një kanotjere mëndafshi mikson materialet dhe e bën look-un sensual.
Flirtoni pakëz
Xhinset mund të vishen më së miri në një takim me të dashurin ose me dikë që doni të njihni. Kombinojini me një bluzë me motive lulesh, me shpatulla zbuluar. Përfundojeni veshjen me aksesorë të rafinuar dhe shapkat më trend të momentit.
Xhins lart
Blini një xhaketë xhinsi dhe do t’i jeni përherë mirënjohës vetes. Mund ta vishni realisht me çdo gjë. Si për shembull, me një fustan romantik dhe taka të trasha.
Kthehuni në kohë
Të gjitha vitet dhe dekadat e mundshme po rikthehen. Xhinset e mamave, ose ndryshe ato me prerje të drejtë, vishen më së miri me një t-shirt të thjeshtë dhe shapka me pellush.
Mendoni jashtë kutisë
Xhinsi s’përdoret vetëm në rroba. E gjeni edhe në çanta, chokera apo këpucë. Kombinoni veshjet tuaja të preferuara bazike me një çantë xhinsi, që bën gjithë punën për ta bërë look-un stil.
Push, pellush
Asgjë s’thotë vjeshtë më shumë se pellushi. Për të mos kaluar tërësisht në dimër, zgjidhni jelekë ose xhaketa të holla me detaje pellushi. Për ta kombinuar, qëndroni tek xhinset e çara dhe të përthyera në fund.
Çdo gjë e zezë
Pse të mundohesh kur mund të veshësh të zeza kokë e këmbë. Një veshje monokrome në të zezë është gjithmonë e sofistikuar dhe elegante.
Gati për punë
Xhinset janë të përshtatshme për në zyrë kur vishen me rrobat e duhura. Një bluzë me jakë të lartë dhe një xhaketë serioze janë mëse të përshtatshme për në zyrë. Mos harroni takat.
Mos lini pasdore aksesorët
S’jeni gati të hiqni dorë nga kombinimi i përjetshëm xhinse dhe bluzë? Luani me aksesorët. Këpucë intersante, çanta të dekoruara, ndoshta edhe tekst në t-shirt.
Po fundet?
Fundet e xhinsit janë kthyer dhe janë më të bukur se kurrë. Në vend të bluzës që s’hiqni nga trupi, vishini me një xhaketë bomber. Shapkat merren me mend, janë trend.
Burimi: Cosmopolitan