Victoria Beckham i njeh mirë pikat e saj të forta dhe ato të dobëta. Dhe nuk panon të sfidoj veten në gjëra që nuk i pëlqen t’i bëjë. Së fundmi ajo ka thënë hapur se asnjëherë s’do të pranonte të ishte pjesë e jurisë së American Idol, për arsyen e thjeshtë se nuk duron dot ta dëgjojë zërin e saj në televizor.
“Jo, s’do pranoja. Absolutisht jo! Unë nuk duroj dot ta shoh veten time në ekran dhe aq më tepër të dëgjoj zërin tim tek flas. Nuk bën për mua.”- është shprehur ish- ylli i Spice Girl.
Stilistja, e cila aktualisht po shkëlqen në Javën e Modës në New York, është përpjekur dhe njëherë tu sqarojë të gjithëve se nuk është ashtu e sertë dhe serioze siç duket. Përkundrazi e ka përkufizuar veten si një vajzë super të lumtur dhe kjo falë punës që bën dhe familjes së saj të madhe.
E ndërsa të dielën perfekte Vicky quan një ditë të kaluar në shtëpi, pranë David-it dhe fëmijëve, sigurisht me pak verë dhe ushqime të mira në tavolinë.
Burimi: Daily Mail