Fejesa e Princ Harry-t dhe Meghan Markle është e pashmangshme, kjo dihet me siguri tanimë. Ama, martesa para Zotit mund të mos ndodhë në Westminter Abbey. Ka kohë që flitet për marrëdhënien e tyre dhe për fejesën në horizont.
Edhe pse s’është konfirmuar akoma, çifti mund të mos lidhë kurorë para Zotit në të njëjtin vend si vëllai i Harry-t, Princi William me Kate Middleton.
Sipas The Sun, pamundësia për t’u martuar në kishë vjen si pasojë e divorcit të Meghan-it. Ajo ka qenë e martuar me producentin Trevor Engelson nga viti 2011 deri në 2013-n. Nën ligjin civil, ata mund të amrtohen. Ndërsa sipas Kishës së Anglisë, çështja do të shqyrtohet në bazë të rrethanave dhe do të vendoset nëse çifti do të lejohet të martohet në një ceremoni fetare.
Një rregull i vendosur në vitin 2002 shkruan se: “Kisha e Anglisë u mëson të gjithëve se martesa është për gjithë jetën. Gjithashtu, kuptojmë se disa martesa dështojnë dhe nëse kjo ndodh, duam të jemi aty për këdo. Kisha pranon se, nën rrethana të veçanta, një person i divorcuar mund të martohet sërish në kishë teksa partneri i mëparshëm është gjallë.”
Një situatë e ngjashme ndodhi me babain e Harry-t, Princin Charles dhe gruan e tij të tanishme Camilla-n. Ata nuk u lejuan të martoheshin në kishë sepse tradhëtia ndikoi në dështimin e martesës së parë të Camilla-s. Sidoqoftë, u bekuan në kishë pas një ceremonie civile.
Në këtë rast, martesa e parë e Meghan-it mori fund shumë kohë përpara se të njihej me pricin. Ekziston ende mundësia që ata të lidhin kurorë në Abbey.
Burimi: Marie Claire