Kontrolloni pak thonjtë. Me siguri vini re që kanë nevojë të shkurtohen ca ose që duhet të shkoni menjëherë të estetistja. Duke u fokusuar vetëm në pjesën kozmetike, harrojmë që thonjtë janë pjesë e trupit dhe si e tillë, na paralajmërojnë për gjithë gjërat që nuk shkojnë me ne.
Nëse vini re shenja të bardha në thonj, ndryshe të njohura si leokonikia, mund të keni një ose disa nga çrregullimet e rreshtuara: infeksion mykor, reaksion alergjik, mungesë vitaminash ose sëmundje sistematike. Duket e frikshme, por mjekët thonë që s’janë serioze në shumicën e rasteve dhe nuk kërkojnë trajtim. Mjafton një suplement vitamine C dhe kalciumi. Nëse shenjat e bardha shoqërohen me simptoma infeksioni, shkoni tek mjeku menjëherë.
Thonjtë e zbehtë e pa gjallëri gjithashtu paralajmërojnë mungesë vitaminash. Sigurisht, flasim për çngjyrosje, vija ose nuanca të thoit që nuk erdhën si pasojë e manikyrit apo xhelit. Hani sa më shumë ushqime të pasura me vitaminë B si vezët, ton, drithëra ose salmon.
Thonjtë e brishtë mund të jenë një shenjë për mungesë hormonesh tiroidale, të quajtur hipotiroidizëm. Shtoni ushqime si avokadot dhe patatet në dietën tuaj pasi janë burime të pasura të tirosinës, një aminoacidi që ndihmon tiroiden të kthehet në normalitet.
Kurrizet në thonj janë ose mungesë hekuri ose plakje. Vijat e ngritura në thonj ndodhin si pasojë e pamundësisë së thoit për të mbledhur lagështirë. Nëse janë vertikale, janë shenjë e plakjes, por nëse janë horizontale, takohuni me mjekun.
Thonjtët e butë dhe të dobët po ju thonë të merrni më shumë proteina. Thojntë, ashtu si flokët, janë të bërë nga shtresa të tëra keratine, e cila në vetvete është një lloj proteine. Për të forcuar shtratin dhe trupin e thoit, përfshini vezë, mish dhe bishtajore në dietën tuaj.
Burimi: Well and Good