Showbiz dhe TV > TV Mania

'Stop' i kthehet Jolezës: Je paguar nga Ministria pa punuar asnjë ditë

Pas denoncimit publik të Joleza Kokës kundër televizionit Klan dhe emisionit “STOP” për gjuhën denigruese përdorur në ekran kundrejt balerinave (lexo këtu), këta të fundit i janë kthyer ish kryetares së FRESSH me një akuzë vjedhjeje.

Siç shpjegon edhe Saimir Kodra në emision, Joleza rezultonte e punësuar në Ministrinë e Mirëqenies për dy vjet, pozicion në të cilin s’është paraqitur asnjë herë. Gazetarja e emisionit u paraqit në dyert e ministrisë si një qytetare e thjeshtë dhe mësoi nga sportelistja dhe punonjësja e katit të parë që Koka vinte thjesht për të marrë rrogën, e s’kishte ardhur asnjë ditë në punë.

“Kjo vajza parimore, kjo vajza plot me ideale, kjo vajza sensible, vous comprendre, kjo vazja për dy vjet ka vjedhur paratë tona, taksat e shtetit. Në një punë që s’ka vajtur një ditë të vetme,” tha Kodra.

“STOP” nuk do ta lërë me kaq. Ata thonë se do të padisin Kokën për vjedhje, në momentin që do të kenë gati dokumentat e nevojshme.

“Joleza, po pres të kopsis dhe dy dokumente të tjera dhe do të kesh një padi në prokurori për dy vjet marrje parash kot. Kjo është vjedhje ashiqare. I gjithë ky prizmi yt social dhe socialist do të zhbëhet sepse ke marrë lek pa pikë turpi. Për dy vjet ke marrë lek pa pikë turpi pa qenë një ditë në punë, moj gocë parimore dhe dashëse.”

Nuk ka ende asnjë reagim nga Koka për emisionin e transmetuar dje mbrëma apo për videon e postuar.

Artikuj të ngjashëm