Moda > Java e Modës

Të qenit femërore dhe e ëmbël është sërish trend: Victoria na jep leksione

Një ditë para sfilatës së koleksionit të saj të ri, Victoria Beckham foli për feminilitetin. “Delikatesa mund të jetë diçka e fortë,” tha ajo. Kjo ide ka pushtuar New York-un, me materiale transparente dhe ngjyra të buta në krye të trendeve. Koleksioni i Victoria-s ishte i mbushur me veshje të tilla.

Modelja e parë eci me një këmishë me kuadratë në ngjyrë të verdhë kremoze, e madhe, e gjatë dhe e futur në një fund treçereksh në rozë të hirtë; takat në lejla pastel i vunë pikat mbi i këtij look-u.

 

A post shared by STAIL.MY (@stail.my) on

Ideja e Victoria-s për feminilitetin ka ndryshuar me kalimin e viteve. I ka lënë pas fustanet pas trupit për kostume me taka, madje edhe me të sheshta. Kohët e fundit ka preferuar veshje që përcjellin rehati. Ajo u frymëzua nga pizhamat kur dizenjoi setet e kostumeve me motie florale minimaliste.

 

A post shared by indre jablonskaite (@indremy) on

Pantallonat e e drejta përcillnin freski dhe origjinalitet në tonalitetet e lejlasë pastel të kombinuara me taka mente e vëthë të gjelbërt. Një tjetër detaj interesant ishin fundet thuajse të gjatë deri tek kyçet me brez të dizenjuar si të ishin pantallona.

Shija e hollë e Victoria-s e tregoi qartazi atë që ajo mendon për delikatesën. Të njëjtën gjë treguan edhe printet. Përmidis delikatesës që përcillte koleksioni, habia ishte një tjetër ndjesi mbizotëruese. Kjo si pasojë e jakave mbretërore të sheshuara, byrzylykë kyçesh dhe nallane të kuqe me xixa që kompletonin një palë pantallona ngjyrë salmoni. Më femërore se kaq, s’bëhet.

Koleksionin e plotë e gjeni këtu.

Burimi: Vogue

Artikuj të ngjashëm

. .