Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Ja si duket Disney World pas uraganit Irma

Vizitorët e parkut të Disney World, Mbretërisë së Kafshëve apo studiove të Hollywood-it kanë publikuar foto të resorteve të Florida-s në rrjete sociale, kur tregojnë dëmet që ka shkaktuar uragani Irma.

Parqet Disney u mbyllën të dielën dhe të hënën dhe u hapën mëngjesin e së martës, ndërsa lojërat ujore do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbylura deri në fund të javës. Në fotot që tregojnë gjendjen e vendit, dallohen pemët e rrëzuara dhe rrugët e mbushura me ujë.

Kjo është hera e gjashtë që Disney mbyllet në historinë 45-vjeçare të tij, dhe e dyta brenda një periudhe më pak se një vjeçare. Uragani Matthew gjithashtu detyroi Disney-n të mbyllte dyert në tetor të 2016-ës. Duke marrë parasysh se ky uragan ka marrë jetë njerëzish, dëmet e dokumentuara në foto duken fare të vogla.

Artikuj të ngjashëm