Anabel > Showbiz dhe TV

S’ka muaj mjalti për Besin dhe Xhensilën dhe për këtë fajin e kanë fansat!

Gati 10 ditë kanë kaluar nga dasmat e bujshme të Besit dhe Xhensilës dhe dyshja e njohur nuk ka shkuar ende për muaj mjalti. Me sa kemi kuptuar nga postimet e tyre në rrjete sociale, vazhdojnë të jenë në Tiranë, duke përmbyllur ato që duket se janë projektet e fundit para arratisjes së ëmbël drejt një-Zot-e-di-ku.

Nëse ka diçka që mori më shumë reagime pas dasmës sesa Xhensila apo fustanet e zgjedhura, ishin këngët që dy artistët i dedikuan njëri-tjetrit. Besi me ‘Skifterja zemrës’, kurse Xhensila me këngën ‘E ke ti çelësin e zemrës time’. Dy projektet e padëgjuara më parë jo vetëm u pëlqyen nga fansat, por vazhdojnë të kërkojnë publikimin e tyre me këmbëngulje në çdo koment, në çdo foto.

Dhe ata po sigurohen të çojnë në vend vullnetin e popullit. Në një kohë kur duhet të ishin duke ëmbëlsuar njëri-tjetrin, vazhdojnë të punojnë. Besi ka njoftuar ndjekësit e tij se ‘Skifterja e zemrës’ është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do mund ta dëgjojnë të gjithë.

 

@klajdiharuni @brunothreedots coming soon "skifterja zemres"

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Xhensila nga ana tjetër ka qenë më e rezervuar për këngën e saj, por me suksesin që pati vetëm me refrenin e publikuar, dyshojmë se do ta lërë me aq. Ndërkohë pushimet duhet të presin.

Artikuj të ngjashëm

. .