Dashuri dhe seks > Sex

Bëni më shumë seks dhe fëmijët tuaj s'do ju thonë kurrë: Ju s'merrni vesh!

Një studim i ri ka zbuluar se të bërit më shumë seks me kalimin e viteve përmirëson funksionimin e trurit dhe mund t’ju bëjë më inteligjentë. Studiuesit nga universiteti Coventry dhe universiteti i Oxford-it kanë pyetur 73 njerëz të moshave 50-83 vjeç për jetën e tyre seksuale gjatë vitit të fuyndit, përfshirë këtu numrin e marrëdhënieve seksuale dhe pyetje të përgjithshme rreth shëndetit të përgjithshëm dhe stilit të jetesës.

Ata gjithashtu morën pjesë në një test për të matur funksionet e ndryshme të trurit, duke përfshirë vëmendjen, kujtesën, rrjedhshmërinë, gjuhën dhe aktivitetin visuospatial (që është aftësia për të parë objekte dhe hapësira midis tyre).

Në fund u zbulua se ata që bënin seks më gjatë kishin rezultate më të larta në disa prej matjeve të përmendura më lart, përveç kujtesës, vëmendjes dhe gjuhës, që siç u kuptua nuk ndikohen nga aksioni në dhomën e gjumit. Pra si përfundim gratë dhe burrat në moshë që bëjnë seks të rregullt kanë një tru më të shëndoshë se ata që nuk kryejnë marrëdhënie seksuale, ose e bëjnë më rrallë.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm