Dashuri dhe seks > Ndarja

I dhatë fund lidhjes, por mendoni rikthimin: Ka arsye pse po ndiheni lëmsh

Kthehuni pak pas në kohë dhe mendoni për ndarjen tuaj të fundit. Edhe pse ishit ju ai/ajo që thatë se gjithçka ka marrë fund dhe s’ka asnjë shans që të ktheheni bashkë, është një moment në të cilin papritur e kap veten me një dëshirë të çuditshme për t’u kthyer sërish tek ai.

Nëse ju ndodh, nuk jeni e vetmja. Një sërë studimesh të publikuara tek Women’s Health, tregojnë se tek shumica e njerëzve para një ndarjeje zgjohet ndjenja e ambicies.

Nga anketimet e bëra, rezultoi se shumica e partnerëve të sapo ndarë, mendonin të riktheheshin vetëm për shkak të investimit dhe energjisë që kanë dhënë në atë lidhje. Pra për kohën e shpenzuar së bashku. E ndërsa pjesa tjetër, kujtoi detyrimet familjare dhe shpresonte për një ndryshim nga ana e partnerit. Ata që ndien nevojën për t’u rikthyer sërish në lidhjen e vjetër sepse ndien mungesën e partnerit zinin 66% të njerëzve të intervistuar.

Të kesh dyshime pas një ndarjeje duket se është krejtësisht normale.

“Edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë në lidhjen tuaj, apo ajo mund të jetë bërë e mërzitshme ka shumë gjëra të tjera pozitive që ti i do nga partneri dhe do të të mungojnë. Gjithnjë ka qenë e vështirë të vendosësh përfundimisht për hapin tjetër.” shprehet një nga ekspetët e studimit.

Një vendim si ndarja, shoqërohet gjithnjë me dilema të tilla, por  e rëndësishme është të kuptojnë në kohë çfarë duan vërtetë.

Artikuj të ngjashëm

. .