Showbiz dhe TV > Instagramming

Si rrallëherë: Motrat Vjollca, të gjitha, bashkë, në një foto!

Kurse Marinës i falej, sepse ishte nusja.

Ju mund të mendoni se i njihni motrat Vjollca, por kjo vetëm sa tregon se s’e dini se Marina dhe Luana kanë edhe dy motra të tjera dhe përveç tyre, edhe mbesat që u janë bërë si motra.

Luana, folësja dhe shpirti i festës në ceremoninë e martesës së të motrës, Marinës, mblodhi bashkë të gjitha motrat Vjollca (përveç Marinës nuse) dhe vajzat e motrës së madhe, Lirës, që janë rritur e janë bërë zonjusha.

Dy vajzat me të kuqe dhe vajza me fustan të zi janë bijat e Lirës, motrës së madhe Vjollca, e para në të djathtë.

Kurse vajza e parë në të majtë është më e tërhequra e motrave Vjollca, Seda.

Si Lira, ashtu edhe Seda, jetojnë dhe punojnë jashtë.

Jori, që duket të jetë mbesa e preferuar e motrave Vjollca, është edhe më e njohura në rrjetet sociale, pasi është shfaqur disa herë në Instagram-in e tyre.

Artikuj të ngjashëm