Moda > Celebrity Style

 9 të veshurat më mirë në eventin ‘Opinion’

Mbrëmjen e djeshme, Blendi Fevziu organizoi një ceremoni festive me rastin e 20-vjetorit të emisionit “Opinion” në ekran. Mbajtur në ballkonin e Universitetit Politeknik, përveç figurave të njohura e surprizave, në sy ranë edhe veshjet e të ftuarave. Më poshtë, 9 të veshurat më mirë në eventin e mbrëmshëm.

Suada Sherifi zgjodhi një fustan të kuq, të gjatë poshtë gjurit.  I tëri tyl dhe i dekoruar me gurë të zinj, fustani i rrinte më së miri ish Miss-it. Për një look të pangarkuar, çanta e zezë dhe këpucët elegante nude, kompletonin gjithçka.

Irena Kita i qëndroi linjave të thjeshta. Ajo veshi një fund në bojëqielli të ëmbël me pala korendi nga Krenare Rugova, veshur me një bluzë me mëngë treçerekëshe të zezë. Blogerja luajti me bizhuteritë, duke vënë dy varëse, vëthë të mëdhenj dhe një çantë Miss Dior.

Anjeza Maja nuk heq dorë nga vera kaq lehtë. Moderatorja u vesh thjeshtë, por me shije. Jumpsuit-i i miksuar me një kimono të gjatë deri tek këmbët, në të njëjtin material të zi me lule delikate, kombinuar me taka elegante dhe verore i komplementonte format Anjezës, e cila zgjodhi të mos vinte asnjë bizhuteri.

Ledina Çelo i qëndroi besnike elegantes dhe klasikes. Ajo veshi një fusan të zi, qepur me tyl të tejdukshëm në pjesën e shpatullave dhe kurrizit. Louboutin-ët e zinj lustrafinë përblidhnin çdo gjë dhe vëthët si shandan i mëshonin më tej klasikes.

Arlinda Dudaj zgjodhi një fustan të lirshëm me motive lulesh të gjelbërta dhe mavi. Pjesa e ngushtë poshtë gjoksit i theksonte belin dhe prerja e ngjyrat në tërësi i shkonin me tonin e lëkurës dhe flokëve.

Monika Kryemadhi shkoi në event me një fustan të bardhë. Materiali i trashë i rrinte qepur pas trupit dhe detajet me dantellë e bënin look-un më romantik. Monika nuk vuri asnjë bizhuteri, me përjashtim të çantës në gri metalike.

Elona Varfi, një lulebore në blu dhe lejla. Motivet verore ishin prezente dhe në veshjen e saj, me çantën si kuti në ngjyrë  mente dhe në fustanin me rripa. Bizhuteritë e zgjedhura ishin fine dhe nuk e mbingarkonin veshjen.

Elektra Zykaj nxorri në pah format me një fustan asimetrik tërësisht të bardhë, me përjashtim të rripit të hollë gold. Flokët e mbledhur nxirrnin më në pah veshjen dhe këpucët me takë të ulët, e të zeza, komplementonin më së miri gjithçka.

Arnida Çapi zgjodhi një fustan të thjeshtë alla Kim Kardashian. I tëri i bardhë dhe pa dekorime, fustani i bardhë pas trupit i shkonte shumë avokates. Mungesa e bizhuterive apo e çantës i mëshonte më tej idesë së një look-u të lehtë.

Artikuj të ngjashëm