Java e Modës në New York sapo ka nisur dhe Kendall Jenner na lehtësoi punë me këtë look profesional që është i përshtatshëm dhe stil për çdo punë zyre. Kur Kendall u pa në Manhattan më herët gjatë ditës së sotme, ajo veshi një xhaketë që transformoi stilin e saj prej modeleje dhe huazoi look-un tipik të gruas së suksesshme që është e ëma, Kris Jenner.
Kendall dhe motra e saj Kylie pranuan për Vogue se mamaja e tyre ishte muza që frymëzoi koleksionin e fundit me rroba banje. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për veshjen e fundit të Kendall-it.
Zonja e Keeping Up with the Kardashians rrallëherë shihet pa një xhaketë të ngjashme dhe Kendall u frymëzua pikërisht nga ajo për zgjedhjen e xhaketës ngjyrë perle që të kujton kostumet seriozë të burrave. Më e vogla e Jenner-ëve e personalizoi look-un me xhinse të çara mbi kërcinj për të nxjerrë në pah çizmet me takë.
Duke marrë parasysh se çantat mahnitëse janë traditë e familjes më të famshme në Hollywood, Kendall e kompletoi gjithçka me një çantë grafike nga Balenciaga.
Burimi: Vouge