Beauty > Lëkura

Horrori i pikave të zeza merr fund këtu: Ja si t’i hiqni qafe si ekspertët

Duhet të keni parë video frikësuese në YouTube ku një dermatolog heq pikat e zeza nga hunda e një klienti, ose kur një blogere heq një nga shiritat ngjitës dhe gjithë papastërtitë e lëkurës hiqen me të. Është e kënaqshme, por edhe e shpifur në të njëjtën kohë. Vërtetë, që janë të përhapura dhe të gjithë kemi pika të zeza, ama askush nuk i do. T’i heqësh qafe njëherë e mirë kërkon regjim, punë dhe produktet e duhura.

Njiheni armikun
Një pikë e zezë është një pore e bllokuar me qeliza të vdekura, vaj dhe akne propionibacterum (një bakter që ushqehet me proteinat dhe vajrat në pore). Sipërfaqja e pikave të zeza është e ekspozuar ndaj ajrit dhe kjo shkakton ngjyrën e zezë, prej oksidimit të përbërjes.
Notoni në acid salicilik
Kur vjen puna tek eleminimi i pikave të zeza, acidi salicilik është miku juaj më i mirë. Mënyra më e mirë për ta përdorur është një ose dy hrë në ditë në përqëndrime nga 0.5% në 2%. Sa më shumë ta mbani në fytyrë, aq më mirë, vetëm mos e teproni pasi mund të irritoni lëkurën.
Zbuloni çfarë s’ju bën punë
Peroksidi i benzoilit është gjithashtu i famshëm për trajtimin e akneve, por në këtë rast nuk bën punë. Po ashtu as alkooli dhe as peroksidi i hidrogjenit.
Bëni scrube rregullisht dhe butësisht, ose si të doni
Këtu hyn në lojë pjesa e rutinës. T’i heqësh qafe pikat e zeza është gjysma e punë, gjysma tjetër është ta mbash lëkurën ashtu. Scrub-et sigurojnë pikërisht këtë. Mund të përdorni një nga maskat e zeza që shihni kudo, ose maska me argjilë.
Bëjini dhuratë vetes një furçë elektrike
Larja e fytyrës me një furçë të tillë i bën mirë lëkurës pasi lufton në brendësi pikat e zeza dhe i fut përbërësit e produkteve thellë në shtresat e poshtme të lëkurës dhe i bën më aktivë.
Mos fli kurrë me grim (kurrë!)
Një natë me grim vënë nuk ju shkatërron lëkurën, por nëse bëhet ves, mos u mundoni fare të pastroni pikat e zeza. Dhe së dyti, mos e prekni fytyrën vend e pa vend. Mos e prekni fare më mirë. Kështu, nuk do të transferoni baktere në pore dhe nuk do të bëheni shkak për akne.
Hidratoni, hidratoni, hidratoni
Puna e hidratimit nuk është e negociueshme. Kërkoni për produkte të testuara, që nuk shkaktojnë akne e nuk bllokojnë yndyrën në brendësi. Shmangni petrolatumet dhe silikonet.
Provoni retinolet ose retinoidet
Të njohura më së shumti për efektin anti-rudhë, retinolet dhe retinoidet janë shumë efektive kur vjen puna tek pikat e zeza. Mund të gjenden lehtësisht në farmaci, pa recetë mjeku.
Hiqni dorë nga trajtimet e bëra vetë
Pikat e zeza janë një punë e rëndë dhe kombinimet që shihni në internet, me mjaltë, sheqer dhe limon, nuk mund t’ju bëjnë punë. Kompanitë e kujdesit të lëkurës kanë vite që kërkojnë dhe studiojnë për të gjetur formulën perfekte. Një recetë e gjetur në internet ka pak shanse të bëjë punë.
Lini takim me dermatologun
Askush s’ia do të mirën lëkurës tuaj ashtu siç ia do dermatologu.

Burimi: Refinery29

Artikuj të ngjashëm

. .